Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bebe Rexha: Këngët e mia kanë miliarda dëgjime, por njerëzit ende nuk e dinë se kush jam

Gazeta10
17 November 2022 - 15:22

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj.

Pas suksesit që shënoi bashkëpunimi i saj “I’m good (Blue)” me David Guettan, kënga në fjalë arriti që të nominohet në ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Bebe Rexha ka qenë shpesh e diskriminuar nga çmimet e muzikës, ani pse tri këngë të saj kanë mbi një miliard dëgjime, ajo shpesh nuk nominohej ose edhe në rastet kur nominohej rrallë shpërblehej me çmime.

Si rrjedhojë, ajo ka folur në një intervistë të fundit për EliteDaily për një video që kishte shpërndarë në TikTok, e cila shfaqte një vajzë që tregonte se Rexha është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës, por që nuk njihet sa duhet.

“Dua të them, është e çuditshme. Unë kam qenë në internet gjatë gjithë kohës. Dikur kisha një zemër prej çeliku. Pra, pashë atë video të vajzës që fliste për njerëz të famshëm që nuk janë vërtet të famshëm. Dhe e kuptoj plotësisht atë që ajo thotë sepse ka të drejtë, sikur unë kam tri këngë që janë me nga një miliard dëgjime secila. Unë kam një këngë të certifikuar me pllakatën diamant [“Meant to me” me Florida Georgia Line], ka vetëm 63 në të gjithë botën”, ka thënë Bebe Rexha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.