Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bedri Hamza viziton minatorët e lënduar të “Trepçës”: Gjendja e tyre po përmirësohet

Gazeta10
17 January 2024 - 18:35

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedria Hamza, ka vizituar minatorët që janë lënduar sot në vendin e punës.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në këtë komunë, Fahri Shabani, ka treguar se komuna ka ofruar gjithë mbështetjen për minatorët e lënduar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shabani ka shkruar se dy minatorë ndodhen në repartin e oftalmologjisë në spitalin e qytetit dhe gjendja e tyre po përmirësohet.

“Bashkë me Kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza vizituam minatorët e lënduar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës , ku ju uruam shërim të shpejtë minatorëve ,falenderuam personelin shëndetsor për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar edhe në këtë rast, si dhe ofruam gjithë mbështetjen e Komunës së Mitrovicës për minatorët e lënduar dhe institucionet shëndetsore. Dy minatorë ndodhen në repartin e oftalmologjisë dhe gjendja e tyre po përmirësohet ,kurse të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar në shtëpi ose do të lirohen së shpejti. Urojmë shërimin e shpejtë dhe të plotë të minatorëve!”, ka shkruar Shabani./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.