Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Befasi tjetër e Botërorit, Japonia mposhtet nga Kosta Rika

Gazeta10
27 November 2022 - 14:10

Kampionati Botëror po vazhdon të sjellë befasi të njëpasnjëshme dhe një e tillë ka ndodhur edhe sot ku Japonia është mposhtur nga Kostarika në kuadër të grupit E, transmeton Gazeta10.

Pas triumfuan ndaj Gjermanisë, pritej që Japonia sot ta siguronte kualifikimin tutje me fitore ndaj Kosta Rikës, por ndodhi e kundërta.

Ishte Fuller ai i cili me golin e tij në minutën e 81-të ia siguroi një fitore të madhe Kosta Rikës e cila tani ka tre pikë në këtë grup dhe lë të hapur mundësinë që të vazhdojë tutje.

Tani, Spanja, Japonia dhe Kostarika kanë nga tre pikë, kurse Gjermania mbetet pa pikë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.