Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Begaj i ofron mbështetje Kurtit për veriun: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës

Gazeta10
16 February 2023 - 18:27

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar sot Kosovën dhe është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Presidenti shqiptar, Begaj ka thënë se në takim është biseduar për sfidat e sigurisë në të dy shtetet, ndërsa theks i veçantë është vënë mbi situatën në veri të Kosovës për të cilën ai ka thënë se e ka theksuar mbështetjen që Shqipëria e ka ndaj Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë për dy shtetet tona, veçanërisht në Veriun e Kosovës. Ritheksova qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme. Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.”, ka shkruar Begaj në një status në Facebook.

Tutje Begaj ka shkruar se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial janë të pacenueshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.