Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj për diplomatin Wisner: Luajti rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
24 February 2025 - 23:03

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e diplomatit të shquar amerikan, Frank Wisner, i cili luajti rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.

Përmes një postimi në X, Begaj thotë se mendimet dhe lutjet janë për familjen dhe miqtë e Wisner.

“Me dhimbje mësova për ndarjen nga jeta të Frank G. Wisner, një diplomat i shquar amerikan dhe mik i shqiptarëve, që luajti një rol të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës.  Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij”, ka shkruar i pari i vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.