Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Begaj për Elliot Engel: Mik i madh i popullit shqiptar

Gazeta10
11 April 2026 - 13:07

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.

Begaj e cilëson Engel një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të fortë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Euronews.al, raporton KlanKosova.tv.

“Sot humbëm Elliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë. Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe”, shkruan Begaj.

Eliot Engel dhe një nga figurat më të njohura të politikës amerikane në Kongres dhe mik i madh i shqiprarëve u nda nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.