Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bekim Jashari: Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, prova e parë se gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Gazeta10
28 February 2025 - 12:47

Bekim Jashari kujton të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se kjo masakër nuk ishte thjesht një krim, ishte një sinjal i qartë për krejt shqiptarët se armiku nuk do të ndalej, me synimet e tij për të zhdukur kosovarët.

“Ishte prova e parë e gjenocidit që Serbia kishte nisur në Kosovë. Ishte dëshmia e parë se çfarë ishte në gjendje të bënte Millosheviqi nëse nuk ndalej”.

“Qirezi dhe Likoshani ishin vetëm fillimi. Pas tyre, vrasjet dhe masakrat vazhduan në Abri, Izbicë, Rezallë, Reçak, Studime, Dubravë, Krushë të Madhe e shumë vende të tjera. Por populli ynë nuk u thye. Përkundrazi, u ngrit më i fortë në luftën tonë për liri”, ka thënë Jashari.

Në një postim ai ka publikuar pamje nga homazhet që ka ëbrë sot para memorialit të të rënëve nga kjo masakër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.