Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha: Edi Rama vasal i Vuçiqit, po mban peng rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Gazeta10
15 March 2023 - 15:53

Ditën e sotme nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke thënë se Rezoluta për gjenocidin në Kosovë ka mbi 9 muaj në parlament, por sipas tij po pengohet nga Rama.

Berisha u hspreh me tej se sipas tij ky është një akt i pashembullt në histori dhe se Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç, raporton Express.

 “Ligjet që kanë dorëzuar deputetët demokratë, ata i mbajnë në sirtar. Rezoluta për gjenocidin në Kosovë, ka mbi 9 muaj në parlament. E mban në mënyrën më antiligjore dhe më antikushtetuese, kryetarja e parlamentit, Linda me urdhër të Edi Ramës. Ky është një akt i pashembullt në histori. Edi Rama me këtë qëndrim dëshmon se është një puthador, një vasal që zbaton urdhrat e Aleksandër Vuçiç“, deklaroi Berisha. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.