Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Berisha-Hodajt: Nëse ka pasur shënime në veturën e Smakajt, a do të përdoren si provë e bazuar?

Gazeta10
06 Dhjetor 2024 - 21:54

Gazetari, Ridvan Berisha teksa ka komentuar aktakuzën e re të ngritur ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka pyetur avokatin e licencuar nga Specialja, Taulant Hodajn për detaje lidhur me procedurën e aktakuzës.

“Ju po na thoni diçka të pazakontë mbi procedurën e kodit penal atje. Ju thatë që ka qenë e pritshme aktakuza ndaj z.Thaçi dhe këtyre. Ku e bazoni saktë këtë dhe nëse në veturën e z.Smakaj janë gjetur shënime, po supozoj teknikisht ‘shko fol me këtë’, sa mund të jetë provë e bazuar kjo?”, ka pyetur Berisha.

Hodaj ka sqaruar se ligjet e Republikës së Kosovës dallojnë nga ato të Speciales dhe se dyshimet e ngritura nga ky institucion kanë qenë të pritshme që do të ketë aktakuzë të re.

“Asnjë ligj i Republikës së Kosovës nuk është i aplikueshëm në Speciale, përveç kushtetutës. E pritshme ka qenë nga aspekti juridik sepse nëse dikush dyshohet dhe bastiset, atëherë kushdo që akuzohet normal që është e pritshme”, ka thënë Hodaj.

“A shihni politikë?”, ka pyetur Berisha.

“Kuptohet që gjykata është krijuar nga politika, ajo është e qartë”, ka thënë Hodaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.