
Në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, përfaqësuesi i “Dardanëve” Lulzim Berisha është përplasur me panelistin Kujtim Zebica të cilit i ka thënë se ai ka zero kontribut për Kosovën.
Përplasja e ashpër u shkaktua kur Zebica tha që fajtor është piramida e federatës dhe jo trajneri.
“Ti i përdor njerëzit e tu me te ftu në studio televizive dhe flet koti”, i tha Berisha, Zebicës.
Berisha ka akuzuar Zebicën që bashkë me analistë tjerë kanë kontribuar në reduktimin e numrit të tifozëve në ndeshje përmes kritikave të tyre të pabaza në studio televizive. /Gazeta10/