
Avokati Besnik Berisha teksa ka komentuar videon e dhunës së ushtruar ndaj një të moshuare në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka thënë se infermierët në këtë qender këto video i kanë për argëtimin e tyre.
Berisha tha se infermieret në fjalë, krenohet me njëra tjetrën për çfarë bëjnë, shkruan Gazeta10.
‘Ato shihen të lumtura, njëra ipke instruksione se ku me goditë. Pamjet janë të tmerrshme. Ato për mua japin kogja arsye reale se ato veprime i kanë për argëtim. Për t’i treguar njëra tjetrës se shih çfarë kanë bërë”, tha Berisha në Politiko./Gazeta10