Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Njeriu që bashkëpunoi me Bin Ladenin, mik i Albin Kurtit

Gazeta10
29 September 2022 - 23:44

“Njeriu që ka mbajtë konferenca kundër terrorizmit amerikan” -Berisha: Është mik i Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se kryeministri Kurti e ka mik, turkun Osman Otaly me të cilin kishte pasur edhe disa takime të përbashkëta.

Madje sipas Berishës Kurti miqësohet edhe me ekipe të muxhahedinëve iranian, shkruan Gazeta10.

‘Takimet dhe miqësia me Osman Otalay. Njeriu që ka mbajtur konferenca kundër terrorizmit amerikan. Ai është bashkëpunues i Osama BinLadenit. Pastaj e ke mik me ekipet e muxhahedinëve të Iranit. Këto nuk i bëjë në emër të rolit opozitar. Këto i kam shqetësime që për mua e cënojnë sigurinë nacionale timen. Këto e cënojnë çdo arritje që kemi arritur deri tash”, ka thënë Berisha në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.