
Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se në zgjedhjet e mbajtura të 23 prillit në komunat veriore të vendit, kryeministri Albin Kurti përmes ‘muskujve’ të vendosë sovranitet në ato zona të vendit.
Pavarësisht bojkotit të serbëve për këto zgjedhje, sipas Berishës situata në veri atë ditë ishte e tendosur, shkruan Gazeta10.
“Zgjedhjet kaluan nën frymën e qetë, sepse të qetë ishin vetë udhëheqësit e serbëve të Kosovës, sepse do të ketë bojkot kolektiv të atyre zgjedhjeve. Është shumë me rëndësi që sa më shumë të dalim prej situatave që e ndryshojnë fotografinë e realitetit, aq më mirë.”, deklaroi Berisha në Politiko.
Pas zgjedhjeve të fundit, sipas Berishës në veri tanimë është një realitet i ri, pasi siç tha ai institucionet vendore nuk arritën që të shtrijnë sovranitetin në qetësi, por me bojkot kolektiv të serbëve.
“Sot në veri kemi një realitet tjetër, për shkak që kjo qeveri tentoi që nën frymën e muskujeve të vendosë sovranitetin. U pa që nuk mundesh me forcën e Ligjit të vendosësh rend, marrëveshje dhe qetësi në veri. Sepse Kurti i përtypi fjalët e tij për targat a teneqe, dhe tash kemi bojkot kolektiv. Tash kemi kthim mprapa në një proces të vështirë, se si duhet t’i bindin serbët se si të akomodohen në një zgjidhje që mëton të jetë kah autonomia territoriale e Kosovës.”, theksoi Berisha tutje. /Gazeta10