Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se sot ka pritur që të ketë një seancë të jashtëzakonshme për zhvillimet në veri jo për krizën energjetike, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se është shtjerru kjo temë.
“Është shtjerrë patriotizmi për çështjen e energjisë dhe mënyrës se si do të mbijetojnë qytetarët e Kosovës gjatë dimrit për këtë temë, e për temën e varfërisë e të inflacionit e për krejt”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se ka qenë i befasuar kur është ftuar për një seancë të tillë të jashtëzakonshme.
“Kam qenë i befasum për te keq si ka mundësi me u thirr seancë e jashtëzakonshme për këtë temë prapë”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se është dashur një seancë e jashtëzakonshme për situatën në veri.
“Ajo që kam pritë ka qenë me thirr seancë të jashtëzakonshme për shqetësimin e madh që ka situata e sigurisë në vend pas zhvillimeve në veri dhe në Prishtinë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se as Lista Serbse spo ju referohet Asociacionit ashtu si ju ka referuar
“Pra këta kërkuar shtyrje të atij vendimi deri sa të bëhet Zajednica besa ata thanë Asociacioni ju i thuni Zajednica, dhe amerikanët na kërkuan të njejtë gjë, veçse kërkun 11 mujë plus ta bëjmë Asociacionin”, ka thënë Berisha. / Gazeta10