Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berlini godet ashpër Vuçiqin për zgjedhjet, përmendet kërcënimi i votuesve e blerja e votës

Gazeta10
18 December 2023 - 22:20

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka reaguar për zgjedhjet në Serbi, që u mbajtën 17 dhjetor.

Ato zgjedhje parlamentare i ka fituar partia e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, por ODIHR që vepron në rajonin e OSBE, ka evidentuar një mori shkeljesh.

Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës.

Për Gjermaninë një gjë e tillë është e pranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).

“Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.