Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq-Kurtit: Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit

Gazeta10
16 April 2023 - 14:48

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili kërkoi zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër më 18 mars,

Bërnabiq ka thënë se pas tre ditësh bëhen 10 vjet që kur Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas saj, tash e një dekadë Kosova nuk e ka kryer obligimin e saj, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

”Në 3 ditë, më 19 prill, do të bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Brukselit. Presim 10 vjet që Prishtina të bëjë pjesën e saj të punës, 10 vjet që të themelohet Bashkësia e Komunave Serbe. Bëjeni”, ka shkruar ajo në Twitter.

Të dielën, derisa ka shkruar për marrëveshjen e fundit që Kosova dhe Serbia kanë arritur në Ohër, Kurti ka thënë se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe me vonesa.

“Kemi kaluar dy vjetët e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.