
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se nuk ka pritshmëri nga takimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.
Bërnabiq thotë se Kosova po e shkel Marrëveshjen e Brukselit, dhe atë qëllimisht, raporton Tanjug, transmeton Gazeta10.
“Nuk shoh se si do të ndryshojë pas më shumë se 10 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit si marrëveshja e parë për normalizimin që BE-ja e garantoi me nënshkrimin e saj. Nuk shoh ndonjë gatishmëri në Prishtinë, ata tashmë janë shpërblyer për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo./Gazeta10