Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq thotë se Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen e arritur 

Gazeta10
28 August 2022 - 11:57

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, sot ka deklaruar se Beogradi është i kënaqur me marrëveshjen e arritur me Prishtinën për dokumentet e hyrje-daljeve. Teksa, tha se nga 1 shtatori po hyjnë në një periudhë të paqëndrueshmërisë sepse nuk është arritur marrëveshje për targat. 

Si burrështetas serioz, Aleksandar Vuçiq tha se nuk është i kënaqur me marrëveshjen e vitit 2011, se nuk është në interesin më të mirë të Serbisë dhe serbëve në Kosovë dhe ju si shtet serioz duhet t’i zbatoni marrëveshjet ndërkombëtare. Vuçiq arriti të krijojë situatën më të mirë të mundshme për serbët në Kosovë, t’i mbrojë ata dhe t’u mundësojë një jetë sa më normale dhe vazhdimin e pranisë së Serbisë në Kosovë”, tha Bërnabiq në TV Prva. 

Bërnabiq tha se të gjitha kapacitetet e Serbisë duhet të përqendrohen në Kosovë në shtator, për të parandaluar çdo lloj dhune dhe për të siguruar paqen dhe se kjo, sipas saj, është prioritet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.