Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Besar Halimi transferohet në ligën e dytë greke

Gazeta10
23 August 2022 - 22:08

Mesfushori kosovar, Besar Halimi është bërë me skuadër të re.

Dikur ai ishte pjesë e Bundesligës, por sot ka nënshkruar me skuadrën nga kategoria e dytë greke, Apollon Smyrnis.

Ka qenë klubi grek që ka zyrtarizuar afrimin e ish-reprezentuesit të Kosovës, por që nuk ka dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

Halimi është pa klub që nga muaji mars, kur e prishi kontratën me skuadrën letoneze FC Riga.

Gjilanasi ditëve të fundit ka qëndruar në prova tek skuadra elitare në Danimarkë, OB Odense, por duket se nuk ka arritur marrëveshje me këtë klub.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur për Mainz, FSV Frankfurt, Brondby, Sandhausen e Stuttgart Kickers.

Deri më tani Ai ka 33 paraqitje e katër gola për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.