Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Besiktas përjashton pesë futbollistë, shkak paraqitjet e dobëta në fushë

Gazeta10
11 December 2023 - 13:21

Klubi turk, Besiktas, ka përjashtuar pesë futbollistë nga skuadra, para afatit kalimtar të janarit.

Besiktas ka bërë të ditur se arsyeja e përjashtimit të futbollistëve vjen pas paraqitjeve të dobëta të tyre.

Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana janë futbollistët e përjashtuar nga skuadra e Besiktas.

“Informacion nga klubi ynë: 5 lojtarë nga ekipi ynë i futbollit A janë përjashtuar nga skuadra. Koordinatori i Përgjithshëm i ekipeve tona të futbollit Samet Aybaba; Ai njoftoi se Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana u përjashtuan nga skuadra për shkak të performancës së tyre të dobët dhe papajtueshmërisë brenda ekipit” – thuhet në njoftimin e Besiktas.

Pjesë e skuadrës së Besiktas është edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili vazhdon të jetë pjesë e ekipit nga Stambolli.

27-vjeçari ka nëntë paraqitje këtë sezon me Besiktasin, ku ka kontribuuar me dy gola dhe një asistim.

Besiktas zë vendin e pestë me 26 pikë pas 15 ndeshjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.