
Gazetari, Fidan Rama në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, duke komentuar skandalin e përgjimit të shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se nga kjo që po dëgjojmë shihet që kemi të bëjmë me një regjistrim në zyren e grupit parlamemtar të VV-së, në Kuvendin e Kosovës.
Rama duke folur se nga kush ka pasur mundësi të regjistrohet kjo bisedë, ai ka përmendur disa mundësi.
“E para, o është xhiru nga vet Simiq, e dyta nga vetë Kusari dhe ka rrjedhur ose e treta është xhiru nga një palë e tretë”, ka thënë Rama.
Tërë kjo që po ndodhë sipas Ramës është betejë e brendshme e VV-së.
Ai tutje ka komentuar edhe reagimin e deputetes Kusari-Lila duke thënë se ishte e quditshme mos shqetësimi i saj rreth këtij përgjimi.
“Mua më shqetëson komoditeti i deputetes Kusari-Lila, kinse nuk ka ndodhur asgjë por kjo nuk është e vërtetë sepse kjo ka ndodhë”, tha Rama.
Rama tutje tha se ky është një shqetësim edhe për deputetët tjerë kur ata përcillen dhe xhirohen.
Nisje të një spastrimi të ri brenda VV-së nga Albin Kurti, duke u nisur nga Kusari Lila dhe deputetët tjerë, ata që lidhen me refuzimin e kodit civil, e ka quajtur Rama situatën aktuale në VV.
“Është betejë e brendshme, e përgatitur me një skenar shumë të mirë, që po paralajmëron një lëvizje të re që mund të ndodhë brenda VV-së, ka thënë Rama. /Gazeta10/