
Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës janë betuar.
Kjo ka ardhur pas verifikimi të mandateve nga Komisoni.
Betimin e kanë bërë 120 deputetë.
Teksti i deklaratës së betimit është:
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!
Krejt kjo erdhi pasi seanca u pezullua për dy herë, pasi opozita fillimisht nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.
Pasi në raport u theksua se ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje, opozita u pajtua ta votojë raportin.
Betimi redhi pasi është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.
Raportin e ka paraqitur Artan Abrashi.
“Në mbledhjen e mbajtur të komisionit për verifikim të mandateve, ka ndryshim të pozicioneve të atyre që kanë votuar kundër. Në raport konstatoj se komisioni për verifikim të mandateve, i themeluar me vendim të Kuvendit me 15 prill, në bazë të nenit 9 Kuvendit ia paraqet këtë raport: në mbëstehtje të nenit 5 në mbledhjen e mbajtur këtij raporti ia bashkangjet vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve. Komisioni në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit konstaton: në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë”, ka thënë ai.
Kjo është legjislatura e nëntë.
