
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se aleatët perëndimorë do ta mbështesin Ukrainën për “për sa kohë që duhet”, teksa vizitoi Shtëpinë e Bardhë të premten për një takim privat me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Ky është një vit shumë, shumë i rëndësishëm për shkak të kërcënimit të rrezikshëm për paqen që vjen nga Rusia”, tha Scholz.
Kina nuk u përmend gjatë adresimit të shkurtër të liderëve në Zyrën Ovale, por ky takim vjen në kohën kur dy udhëheqësit shprehën shqetësimet e tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.
Vizita e Scholz përshkruhet si një “vizitë e vërtetë pune midis këtyre dy liderëve”.
Ky është takim kokë më kokë, ku Biden dhe Scholz jenë të vetmit njerëz në dhomë për pjesën më të madhe të kohës.
I pyetur për rrethanat e vizitës së tij, Scholz tha se ai dhe Biden “duan të flasin drejtpërdrejt me njëri -tjetrin”, dhe ai përshkroi situatën e krijuar si “një situatë globale ku gjërat janë bërë shumë të vështira”.
Scholz ka hedhur poshtë çdo nocion mosmarrëveshjeje midis aleatëve.
“Është e rëndësishme që miq të tillë të mund të flasin për të gjitha këto situata së bashku, vazhdimisht”, tha ai. /Gazeta10/