Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Biden nderon mbretëreshën Elizabeth II

Gazeta10
18 September 2022 - 21:06

Presidenti i SHBA-së Joe Biden bëri homazhe për mbretëreshën britanike Elizabeth II sot, një ditë para funeralit të saj shtetëror, duke u shfaqur në ballkonin e Westminster Hall ndërsa një varg njerëzish kalonin pranë arkivolit të saj.

Biden është një nga shumë burrështetasit dhe anëtarët e familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika që do të marrin pjesë në funeralin të hënën.

Presidenti amerikan më vonë do t’i bashkohet mbretit britanik Charles III dhe liderë të tjerë botërorë në pritjen para funeralit.

“Trashëgimia e saj do të shkruhet me shkronja të mëdha në faqet e historisë britanike dhe në historinë e botës sonë”, tha Biden në një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Biden ishte një nga 14 presidentët amerikanë gjatë mbretërimit 70-vjeçar të mbretëreshës britanike Elizabeth.

Mbretëresha Elizabeta II u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.