
Raporti: Saranda Aliu
Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, ka bërë që të ulet fuqia blerëse në Kosovë. Pronarë të kompanive kanë thënë se kanë ulur edhe sasinë e prodhimit vendor. Ata po ashtu thonë se kriza ekonomike ia ka vështirësuar punën, mirëpo eksporti sipas tyre po e bënë më të lehtë përballjen me krizën.
Funksionon që 18 vjet, por këtë vit si asnjëherë më parë u përball me probleme të shumta.
Rritja e çmimit të melmesave që importohene shërbimeve të tjera, bëri që t’i shtrenjtojnë edhe çmimet e produkteve.
Por, si në çdo kompani tjetër edhe në atë të Vipës, kriza ekonomike bëri që të ulet sasia e prodhimit, duke bërë kështu që konsumatorët t’iu shmangën blerjeve.
Megjithatë, pronari, Bedri Kasumi ka thënë se eksporti i produkteve, ia ka lehtësuar përballjen me këtë problem.
Nga ana tjetër, për shkak se Serbia e ndaloi furnizimin e Kosovës me gaz, deri në zëvendësimin e gazit tjetër, për një javë ditë në këtë kompani ishte i pamundur prodhimi.
Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve kanë thënë se në Kosovë ka rënie edhe të Bruto Produktit Vendor.
Edhe pronarët e bizneseve të fushave të tjera janë ankuar për probleme të shumta që i ka sjellë kriza ekonomike. Nga ana tjetër, institucionet kanë paralajmëruar dimër të vështirë, sidomos në fushën e energjisë. / Kanal10