Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

BIK: Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë

Gazeta10
09 January 2024 - 10:42

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Myftiu Naim Tërnava ka hyrë mbrëmë në brendësi të Qabesë.

Sipas BIK, Tërnava ishte në mesin e personaliteteve të përzgjedhura për të hyrë brenda Qabesë.

“Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë  ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.