
Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës është shoqëruar me një përplasje mes dy komentatorëve politikë, Burim Korqës dhe Arton Demhasajt.
Gjatë diskutimit, Korqa e pyeti Demhasajn nëse për të është më e rëndësishme se kush e propozon kandidatin për president apo se kush do të jetë presidenti i vendit.
“A për ty është me rëndësi kush e propozon, a kush është president?”, e pyeti Korqa.
Në vazhdim të debatit, Demhasaj ngriti një situatë hipotetike, duke e pyetur Korqën se çfarë do të ndodhte nëse LDK-ja do ta propozonte Visar Ymerin për president dhe nëse një propozim i tillë do të pranohej nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Po nëse LDK-ja e propozon Visar Ymerin, a e pranon VV-ja?”, e pyeti Demhasaj Korqën.
Diskutimi mes dy komentatorëve politikë u zhvillua në kuadër të debatit për zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes subjekteve politike.
Demhasaj ka argumentuar se, sipas tij, çështja nuk duhet të reduktohet vetëm te fakti se cila parti e propozon kandidatin, por te gatishmëria për të gjetur një zgjidhje që do ta mundësonte zgjedhjen e presidentit të vendit./Gazeta10