
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Adresa” në Kanal10, Arben Ahmeti, në vazhdën e zhvillimeve dhe takimeve mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përmendur edhe një emër që mund të propozohet për president të Kosovës.
Bëhet fjalë për Faton Bislimin, ish-zyrtar të LDK-së, i cili aktualisht është i angazhuar në lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ahmeti ka bërë të ditur se, përveç Bislimit, deri më tani nuk janë përmendur emra të tjerë konkretë në kuadër të diskutimeve për një kandidat të mundshëm për postin e presidentit.