
Këngëtari i ri, Erblin Hoxha, ka sjellë një performancë të veçantë muzikore në studion e Prime-it të Verës në Kanal 10.
Erblini këndoi live këngën “Pranvera filloi me ardhë”, duke i dhënë interpretimit një ngjyrim të veçantë përmes tingujve operistikë.
Me zërin e tij, ai solli një version ndryshe të këngës, duke treguar edhe një tjetër dimension të vokalit të tij.
Performanca u mirëprit në studio, ndërsa Erblin Hoxha vazhdon të jetë aktiv në skenën muzikore shqiptare./Gazeta10