Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Erblin Hoxha emocionohet teksa flet për këngën që ia kushtoi gjyshit të ndjerë

Gazeta10
25 August 2026 - 20:55

Këngëtari Erblin Hoxha, i ftuar në emisionin PrimeVere, ka rrëfyer një histori personale që lidhet me një prej këngëve të tij më të veçanta.

Gjatë intervistës, Hoxha tregoi se një këngë të cilën e ka realizuar ia ka kushtuar gjyshit të tij të ndjerë. Ai tha se për herë të parë për këtë këngë kishte folur me babain e tij, të cilit i kishte treguar se dëshironte që ajo të mbetej si kujtim për gjyshin.

“I kam tregu në fillim babit, i thashë e kam ba një kangë për gjyshin. Këtij i pëlqeu shumë. I thashë, po du me m’mbet si kujtim. Është hera e parë që po flas për këtë kangë”, rrëfeu këngëtari.

Hoxha tha se ka edhe këngë të tjera që i vlerëson, por kjo është ajo që e prek më së shumti emocionalisht, pikërisht për shkak të lidhjes së saj me gjyshin e ndjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.