Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paralajmëron Trump: Janë hequr minat nga Ngushtica e Hormuzit, çdo anije që vendos të reja do të shkatërrohet

Gazeta10
25 August 2026 - 18:40

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se të gjitha minat detare janë shpërthyer ose hequr nga ujërat ndërkombëtare të ngushticës së Hormuzit, ndërsa paralajmëroi Iranin se çdo anije apo mjet lundrues që do të vendosë mina të reja do të shkatërrohet.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump tha se Shtetet e Bashkuara, përmes Forcës Hapësinore amerikane, po monitorojnë “çdo centimetër katror” të ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme ujore për furnizimin global me energji.

“Politika e tolerancës zero ndaj vendosjes së minave është në fuqi të plotë”, shkroi Trump, duke shtuar se Irani është informuar për pasojat në rast të vendosjes së minave të reja.

SHBA-ja dhe Irani nuk kanë kryer sulme ajrore ndaj forcave ushtarake të njëri-tjetrit prej disa javësh, por sulmet ndaj anijeve në ngushticën e Hormuzit kanë vijuar, ndërsa të dyja palët përpiqen të sigurojnë kontrollin mbi këtë korridor të ngushtë detar, raporton Reuters.

Ngushtica e Hormuzit është një prej pikave më strategjike për tregtinë globale të energjisë, pasi përmes saj transportohet një pjesë e konsiderueshme e naftës së konsumuar në botë.

Të dhënat paraprake të kompanisë së gjurmimit të anijeve Vortexa treguan se të hënën përmes ngushticës kaluan rreth 5 milionë fuçi naftë në ditë.

Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se mbi 20 milionë fuçi në ditë që transportoheshin përmes saj para fillimit të luftës, ose rreth një në çdo pesë fuçi nafte të konsumuar në mbarë botën. /Panorama

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.