Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kolona deri në 300 metra në Jarinjë, deri në 100 metra në Merdarë

Gazeta10
25 August 2026 - 17:21

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa më e ngarkuara aktualisht është pika kufitare në Jarinjë.

Sipas të dhënave të fundit, në Jarinjë pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në 15–20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është rreth 300 metra.

Në Merdarë, pritjet për hyrje janë 10–15 minuta, me kolonë të automjeteve deri në 100 metra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë 5–10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe në shumicën e tyre lëvizja bëhet pa vonesa të theksuara.

Sipas të dhënave, në dalje nga Kosova nuk raportohet për pritje të konsiderueshme në pikat kufitare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.