Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Hajde nuse reja jeme”, kënga që nuk mungon në dasma – Fatmir dhe Erblin Hoxha tregojnë pse “preket vjehrra”

Gazeta10
25 August 2026 - 20:57

Këngëtarët Fatmir dhe Erblin Hoxha, babë e bir, kanë rrëfyer një situatë interesante nga dasmat, gjatë pjesëmarrjes në emisionin Prime-i i Verës në Kanal 10.

Duke folur për këngët që nuk mungojnë në ahengjet familjare, ata u ndalën te kënga “Hajde nuse reja jeme”, e cila, sipas tyre, është ndër këngët që kërkohet dhe këndohet shpesh në dasma.

“Hajde nuse reja jeme” është një prej këngëve që nuk mungon në dasma, por pikërisht kjo këngë mund të shkaktojë edhe reagime nga vjehrra.

Fatmiri dhe Erblini treguan me humor se, nëse kjo këngë nuk këndohet në dasmë, “preket vjehrra”, duke sjellë një moment argëtues gjatë bisedës në studio.

Rrëfimi i tyre u shoqërua me të qeshura, ndërsa dyshja tregoi edhe një tjetër anë të atmosferës së dasmave dhe traditës së këngëve që shoqërojnë këto ahengje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.