
Këngëtari Egzon Pireci në emisionin “Prime Vera” ka folur për jetën e tij sentimentale, duke shprehur mirënjohje për faktin se është me personin që dashuron.
Ai ka thënë se ndihet me fat që lidhjen e tij romantike po e vazhdon me njeriun që do, duke theksuar se nuk ka përjetuar ndonjëherë një zemër të thyer.
“Mbi të gjitha është fat dhe bekim lumturi dhe arritje e një personi me vazhdu jetën dhe ndienjat sentimentale dhe romantike me njeriun që e don, kështu që unë jam i bekuar në këtë aspekt dhe falemnderit Zotit që e kam një fat të tillë sepse ka rastë kur të tjerë duam dhe me të tjerë përfunojmë por ky rast nuk është tek unë, nuk mu ka thyer asnjëherë zemra”, tha ai./Gazeta10