
Këngëtarja Jehona Lumi ka folur së fundmi për mundësinë që në të ardhmen të bëhet pjesë e formatit Big Brother.
E ftuar në emisionin Prime Verë, Jehona ka treguar se nuk ishte pjesë e Big Brother-it për shkak të djalit të saj të vogël. Ajo ka pranuar se një nga arsyet kryesore lidhej me angazhimet familjare dhe pamundësinë për t’u shkëputur nga ai në atë periudhë.
“Shkaku ka qenë djali i vogël. Ndoshta në të ardhmen, kurrë nuk i dihet”, është shprehur këngëtarja, duke lënë të hapur mundësinë që një ditë ta shohim në këtë format.
Jehona ka treguar gjithashtu se e ka përjetuar me vështirësi largimin nga djali, duke e bërë të qartë se familja mbetet prioritet për të, pavarësisht angazhimeve në muzikë, dasma dhe projekte të tjera.
Megjithatë, deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje te fansat: a do ta shohim Jehona Lumin në një edicion të ardhshëm të Big Brother? Për momentin, këngëtarja nuk ka dhënë një konfirmim, por ka lënë gjithçka të hapur me fjalët: “Kurrë nuk i dihet.”/Gazeta10