
Brikenda Karrica ka folur për planet e saj për të ardhmen, duke zbuluar se e sheh veten më shumë të angazhuar në biznes sesa në muzikë.
E ftuar në emisionin “Prime”, Brikenda tregoi se biznesi është një fushë që po e tërheq gjithnjë e më shumë dhe se në të ardhmen mund ta shohë veten si një biznesmene.
Duke folur për përvojën e saj me biznesin dhe hapjen e lokalit, ajo solli edhe një moment pikant, duke treguar se në fillim nuk e kishte ditur se për menaxhimin e lokalit do t’i duhej edhe një kontabilist.
“S’e kom ditë që më duhet kontabilist për lokal”, u shpreh Brikenda, duke shkaktuar edhe të qeshura në studio.
Artistja duket se tashmë po mendon përtej muzikës, ndërsa biznesi mund të jetë një nga drejtimet kryesore të saj në vitet e ardhshme./Gazeta10