Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje: Nga Andin Hoti tek Glauk Konjufca – emrat e hedhur në tavolinë nga VV për president

Gazeta10
19 August 2026 - 19:17

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, i ftuar në emisionin “Gazeta”, ka bërë të ditur se VV-ja ka bërë përpjekje për tejkalimin e ngërçit politik duke propozuar disa emra për postin e presidentit të Kosovës.

Sipas Halitit, bëhet fjalë për figura që, sipas tij, janë kredibile dhe mund ta ushtrojnë me dinjitet këtë funksion.

“Ne jemi munduar që ta tejkalojmë këtë ngërç politik duke propozuar disa emra, të cilët konsiderojmë se janë kredibilë”, ka deklaruar Haliti.

Ndër emrat e përmendur deri tani si pjesë e diskutimeve ishin Andin Hoti, Haki Demolli, Fatmir Sejdiu, Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.