
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka bërë të ditur se partia e tij, si subjekti më i votuar në zgjedhjet e fundit, është e gatshme të bëjë kompromis për zgjidhjen e ngërçit institucional.
I ftuar në emisionin “Gazeta”, Haliti tha se VV-ja mund të heqë dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, ndërsa kryeministri do të mbetej në duart e saj.
Sipas tij, posti i presidentit mund t’i besohet një figure kredibile , e cila do t’i plotësonte kriteret për të ushtruar këtë funksion.
“… Presidenti të jetë një figurë kredibile që e plotëson atë pozitë”, tha Haliti.