
Në shumicën e vilave në Rezallë, përgjatë Liqenit të Ujmanit, kanë mbetur vetëm muret. Dyert, dritaret dhe pjesë të inventarit janë larguar, pasi pronarët e objekteve pa leje kanë nisur zbrazjen dhe çmontimin e tyre.
Ky veprim vjen pas paralajmërimit për rrënimin e objekteve nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”, me asistimin e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit.
nstitucionet kompetente bëjnë të ditur se për këtë çështje ka pasur edhe ankesa nga shfrytëzuesit e pronave.
Megjithatë, nga ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” thonë se shumica e pronarëve kanë vendosur t’i respektojnë njoftimet e institucioneve dhe të largojnë vetë sendet nga objektet.
Pronarët kanë nisur largimin e inventarit pas paralajmërimeve për rrënim nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”, me asistimin e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit.
Pamjet e Kanal 10 dokumentojnë nga afër situatën në këtë zonë dhe procesin e zbrazjes së vilave./Gazeta10