Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Jehona Lumi tregon emocionet gjatë këndimit të “A Vritet Pafajësia”

Gazeta10
19 August 2026 - 21:57

Këngëtarja Jehona Lumi ka rrëfyer një moment tejet emocional gjatë interpretimit të këngës “A Vritet Pafajësia”.

Ajo ka treguar se gjatë këndimit të kësaj kënge është emocionuar aq shumë, saqë e kishte të vështirë të vazhdonte interpretimin.

“Tu e këndu ‘A Vritet Pafajësia’, veç m’vike me kajt, u dasht me ndalë xhirimin”, ka rrëfyer Jehona.

Këngëtarja ka treguar kështu se kjo këngë ka një ngarkesë të veçantë emocionale për të. Momentet gjatë xhirimit duket se kanë qenë të vështira për Jehonën, e cila nuk ka mundur t’i mbajë emocionet dhe është detyruar ta ndërpresë xhirimin.

Rrëfimi i saj tregon se përtej interpretimit artistik, disa këngë prekin ndjenja shumë personale dhe e bëjnë edhe më të fuqishëm interpretimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.