Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-Kongresisti amerikan Joe DioGuardi takon humanistin, Halil Kastrati, ndan donacion për familjet në nevojë

Gazeta10
25 August 2026 - 19:15

Ish-Kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, kanë dhënë një donacion për familjet në nevojë përmes Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Donacioni u bë publik gjatë një takimi me kryetarin e “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ku çifti DioGuardi u njohën nga afër me punën dhe aktivitetin humanitar të organizatës.

Pas njohjes me këtë punë, Joe dhe Shirley DioGuardi vendosën  të kontribuojnë financiarisht për familjet në nevojë, duke dëshmuar edhe një herë solidaritetin dhe dashurinë e tyre për shqiptarët.

Me këtë rast, Kastrati shprehu mirënjohjen e tij për këtë mbështetje.

“Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe dashurinë për kombin tonë. Zoti ju shpërbleftë për kontributin dhe për çdo të mirë që po bëni për familjet në nevojë”, u shpreh Kastrati.

Joe DioGuardi, ish-Kongresist i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej zërave të njohur të kauzës shqiptare në Amerikë. Përkrah tij, Shirley Cloyes DioGuardi ka dhënë ndër vite kontribut të rëndësishëm në çështjet që lidhen me Ballkanin dhe shqiptarët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.