Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fejza: VV po bën përpjekje maksimale që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje

Gazeta10
25 August 2026 - 19:20

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, deklaroi në emisionin “Gazeta” se partia e saj po bën përpjekje maksimale për të shmangur shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Fejza tha se qytetarët, sipas saj, duhet ta kenë të qartë se interesi i vendit mbetet prioritet për VV-në.

“Sa i përket këtyre akuzave se VV-ja i do zgjedhjet, besoj se qytetarët e kanë kuptuar drejt, sepse mbështetja për VV-në ka mbetur e njëjtë dhe për neve kryesorja mbetet interesi i vendit”, deklaroi Fejza.

Ajo theksoi se në takimet me LDK-në do të diskutohen edhe emrat, duke shprehur optimizëm se mund të arrihet një marrëveshje për një emër që do të mundësonte konsensusin dhe bashkimin e deputetëve në Kuvend.

“Në takimet me LDK-në do të diskutohet edhe për emrat dhe jam optimiste që mund të arrihet deri te një emër që do të shënojë konsensusin dhe bashkimin e deputetëve në Kuvend”, tha Fejza.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.