Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Demhasaj: Kurti dhe VV-ja nuk po bëjnë përpjekje për ta zgjedhur presidentin, po kërkojnë fajtorin për zgjedhje

Gazeta10
25 August 2026 - 22:55

Komentatori politik Arton Demhasaj ka deklaruar se, sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po bëjnë përpjekje serioze për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Demhasaj tha se VV-ja dhe Kurti janë të fokusuar në gjetjen e një personi apo subjekti që do ta bartte përgjegjësinë për dështimin e zgjedhjes së presidentit, me qëllim që më pas të shkohet në zgjedhje.

“Nuk ka përpjekje prej Kurtit, as prej VV-së, me zgjedhë presidentin e vendit. Krejt atë që bën VV-ja dhe Albin Kurti është me e gjet fajtorin, me gjet fajin, për me shku në zgjedhje dhe pastaj në fushatë me fajësu atë”, tha Demhasaj.

Ai tha se, sipas tij, në këtë situatë VV-ja po tenton që përgjegjësinë ta bartë te kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“E ka gjet Lumir Abdixhikun. Është tu mundu me shti në kurth, e ka shti në njëfarë mënyre në kurth dhe veç po e dizajnon mirë fajin me ia gjujt Lumirit, masanej me dalë në zgjedhje”, deklaroi ai.

Demhasaj vlerësoi se zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit mund të shfrytëzohen më pas nga VV-ja në një fushatë zgjedhore, për t’ia atribuar përgjegjësinë për situatën politike kundërshtarëve të saj.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur partitë politike po përballen me një situatë të ndërlikuar rreth konstituimit të institucioneve dhe zgjedhjes së presidentit të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.