Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Admirali Wikoff tregon se kush vendos për hapjen e urës së Ibrit për automjete

Gazeta10
25 August 2026 - 21:19

Vendimet lidhur me praninë e trupave të KFOR-it në urën mbi lumin Ibër bazohen në vlerësimet e situatës së sigurisë të bërë nga NATO, ka thënë komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Napoli, admirali George Wikoff.

Ai ka thënë se, vendimi nëse ura duhet të hapet për qarkullim të automjeteve apo jo mbetet te BE-ja dhe te autoritetet përkatëse të Kosovës.

“KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo i takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë ta përcaktojnë pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, ka thënë Ëikoff.
“Personeli i KFOR-it,” theksoi ai, “do të mbetet i pranishëm në zonat përreth.”

Sipas një komunikate nga KFOR, zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR-it. Megjithatë, KFOR-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta operacionale dhe parimin e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të të gjitha komuniteteve.

KFOR-i më 10 gusht 2026 bëri të ditur për tërheqjen graduale të pranisë së përhershme nga ura e Ibrit, si dhe ka nisur ta integrojë gradualisht policinë në sigurinë e manastirit të Deçanit.
Ndërkohë, të shtunën, kryeministri në detyrë Albin Kurti parlajmëroi për atë ditë një takim me komandantin e KFOR-it, por më vonë u bë e ditur nga misioni paqëruajtës, se është anuluar takimi që pretendohej nga Kurti të jetë me temën për hapjen e urës së Ibrit edhe për vetura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.