
Teksa Kosova vazhdon të mbetet në ngërç politik dhe institucional, komentatori politik Dardan Krasniqi ka komentuar situatën aktuale dhe mundësinë e zgjedhjes së presidentit të ri.
I ftuar në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Krasniqi tha se zgjedhja e presidentit do të ndodhë, por sipas tij, kjo nuk pritet të ndodhë së shpejti.
“President do të ketë. Pyetja është kur do të ketë president. Unë nuk pres as tash që të kemi shpejt një president”, deklaroi Krasniqi.
Sipas tij, procesi do të mund të zhbllokohet vetëm kur të arrihet një pajtueshmëri e plotë politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Presidenti do të vijë në momentin kur kemi pajtueshmëri të plotë të VV-së me propozimin që do të vijë nga LDK-ja”, u shpreh ai.