
Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve konkrete për të ndjekur paralajmërimin e vendosur për sanksione ekonomike ndaj Iranit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tommy Pigott, ka thënë se SHBA synon se masat e marra për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit të eliminojnë çdo mundësi që Teherani të pajiset me armë bërthamore.
Ai ka thënë se objektivi nga presidenti Donald Trump ka qenë i qartë që nga fillimi se regjimi iranian nuk mund të ketë një armë të tillë.
“Ajo që po ndodh tani është se Departamenti i Thesarit ka hartuar çdo lehtësues financiar që i ka lënë regjimit dhe ne po dërgojmë një paralajmërim shumë të qartë se do të ndërmarrim veprime për të prerë çdo linjë të vetme financiare që i ka regjimit”, ka thënë Pigott gjatë një interviste për Al Jazeera.
Ao ka shtuar se SHBA-ja nuk do të lejojë më subjektet të operojnë në hapësirën gri të këtij konflikti.
“Do të ndërmarrim veprime konkrete shumë shpejt për të ndjekur paralajmërimin që u dha shumë fuqishëm dje nga Sekretari i Thesarit”, ka shtuar ai.
Ndryshe, SHBA-ja ka nisur një ofensivë ekonomike kundër Iranit, duke u kërkuar vendeve t’i ndalin “burimet jetike” që e mbajnë Teheranin