10 LIVE

Bislimi kërkon nga Serbia zbatim të udhërrëfyesit për Marrëveshjen për faturim të energjisë në veri

Gazeta10
07 Gusht 2023 - 19:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është në çështje urgjente.

Sipas Bislimit, mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit.

“Implementimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është një çështje urgjente. Mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, ka shkruar Bislimi.

Në qershor të vitit 2022, Kosova dhe Serbia ishin dakorduar për Udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes për energjinë të vitit 2013, për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.