
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot gjatë ditës është takuar me ambasadoren e re të Holandës, Karin Boven, ku kanë diskutuar për nevojën e largimit të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) më shumë se një vit më parë.
Bislimi nëpërmjet një postimi në platformën “X” tha se me Boven diskutuan për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së kundër Kosovës.
“Kam pasur një takim mikpritës me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së kundër Kosovës. Mezi pres të punoj ngushtë me ju, ambasadore”, ka shkruar Bislimi në X.