Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi pas takimit me misioninin e FMN: Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon, do t’i shtojmë vendet e punës

Gazeta10
19 March 2025 - 13:02

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas një takimi që pati me misionin e Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, ka lavdëruar ekonominë kosovare.

Ai tha se Kosova ka pasë konsistencë në ecurinë ekonomike të viteve të fundit dhe tha se rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta në rajon.

“Konsistenca e Kosovës në ecurinë ekonomike në vitet e fundit është vërejtur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Rritja ekonomike vazhdon të jetë më e larta e regjistruar në rajon, duke vazhduar rritjen e vendeve të punës dhe produktivitetit. Falënderova misionin e FMN-së në Kosovë për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, ka shkruar ai në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.