
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bisilmi, ka thënë se në takim me ministrin e Çekisë, Jan Lipavský, kanë biseduar për shumë tema, raporton Gazeta10.
Tutje, Bislmi ka thënë se kriza e energjisë, inflacioni, politika e jashtme me BE-në, agresioni rus në Ukrainë, avansimi i raporteve bilaterale si dhe bashkëpunimi ekonomik, kanë temat që kanë diskutuar.
Bislimi ka thënë se ka shprehur vlerësimin për angazhimin Çekisë rreth Liberalizimit të Vizave.
Në fund, Bislimi ka thënë se Kosova ka rritje ekonomike 10.7%.
Këtu keni statusin e plotë:
“Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Jan Lipavský, vizitoi sot Kosovën për herë të parë.
Diskutuam mbi përballimin e sfidave të përbashkëta si kriza e energjisë dhe inflacioni, koordinimit, rëndësinë e unitetit, bashkërendimit të politikës së jashtme me BE në lidhje me agresionin rus në Ukrainë, forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale dhe bashkëpunimit ekonomik.
Shpreha vlerësimin për angazhimin e Presidencës Çeke në shtyrjen përpara të çështjes së liberalizimit të vizave si dhe e informova ministrin Lipavský mbi objektivin tonë për të aplikuar për anëtarësim në BE brenda këtij viti.
Vendi ynë, përtej sfidave dhe vështirësive, ka shënuar rritje ekonomike të rëndësishme prej 10.7% gjatë vitit të kaluar, progres në implementimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane, në demokratizimin, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10